Wednesday, May 20, 2020

2 Vjet nga hapja e Institutit te Studimeve Etruske ne Tirane

    

    Tiranë, 20 maj 2020



    2 vjet nga hapja e Institutit të Studimeve Etruske në Tiranë.

    (nga Ilir Mati)

    

    Miq, si e shikoni, ju ftova të shëtisni me mua në boten e mrekullueshme të etruskeve. 

    U bene 21 vjet qe shëtis në botën e etruskëve dhe do të perpiqem t'iu nxit kureshtjen, për t'u njohur edhe ju me të, në menyrë që, kur ti kaloni pranë, të hidhni një sy, e ndoshta do të keni edhe ju, po të njëjtat emocione, që shqiptarë para meje, kanë ndjerë në atë botë, Ndër ta: Sami Frasheri, Ismail Qemali, Spiro Kristo Knda.

    Me keqardhje, ju vë në dukje përciptazi, indiferencën që ekziston në mjediset akademike shqiptare për boten e etruskëve, botë aspak e largët për ne shqiptarët, botë që studjohet në universite të botës, deri në Alaskën e larget. Botë me të cilën nuk merret asnjë katedër universitare në Shqipëri. Udhëtimi im, do të jetë shtegtim i një shqiptari, me trastën e shqipes në krah, në shkrimet etruske, për të parë nëse në ato shkrime, gjejmë marrëdhënie të shqiptarëve me etruskët ne Adriatik. Marrëdhënie, të cilat nuk mund t'i përjashtojmë a priori. Marrëdhenie, të cilat shkencërisht janë pranuar se ekzistojnë me grekët e vjetër dhe latinët arkaikë.
    Ky udhetim, nuk ka për qëllim t'i japi fund misterit etrusk me shqipen; as të thotë se etruskët janë shqiptarë, a se shqiptaret janë etruskë. Udhëtimi ka per qëllim, të studioi botën e etruskëve, kulturën e tyre, ashtu si  ajo njihet deri më sot, gjuhën dhe shkrimet e tyre, si lexohen e shpjegohen deri më sot, e të gjej mes tyre fjalë, të cilat qoftë edhe rastësisht janë, a kuptohen me gjuhën shqipe. Do ta bëjmë këtë punë, dhe do ta vendosim materialin mbi tavolinen e shkencës, e cila të na japë shpjegime në lidhje me pyetjen: " a është e vërtetë se shqiptarët kanë prurë deri sot, në kohë moderne, dëshmi të marrëdhënieve me etruskët, ashtu si sot shqiptarët kanë prurë marrëdhëniet e tyre me grekët e vjetër dhe latinët arkaik?
    Kurajo të madhe në këtë ndërmarje, na jep njohja e alfabetit të fenikasve. Ishin ata, që në shek. IX-VIII para Krishtit prunë shkrimin në Mesdhe, dhe si tregtarë që ishin, ia u mësuan shkrimin ngjithë popujve me të cilët bënin tregti. Në alfabetin e fenikasve, në 22 shkronja, 5 shkronja, i kanë ende të kuptueshme me shqipen fjalët domethënëse të tyre.

   Sot bëhen 2 vjet nga vendimi i drejtorit të Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor (ShBLSh e RE), ing. kim. Teuta Mati, për hapjen e Institutit te Studimeve Etruske në Tiranë, pranë asaj shtëpie botuese.

    Rezultat i kësaj kohe është përfundimi i studimit mbi shkrimin etrusk, në Fletët e Arta të Pirgut, zbuluara dhe studiuara që prej vitit 1964. Shkrimi është një nga dokumentet e rëndësishëm të kulturës etruske në veçanti, dhe të kulturës europiane në përgjithsi. Me ndihmën e gjuhës shqipe, kemi arritur të kuptojmë, se në dy fletë të shkruara nga etruskët, nuk kemi të bëjmë me dedikim, për ndërtim të tempullit kushtuar Hermesit, prej një personi të rëndësishëm të kohës me emrin Thefarie Velianas, por lutjen e një personi,  drejtuar Perëndisë ITA (AITA) te Botës së Nëndheshme, për t'i marrë nën kujdes fëmijët dhe etërit, pasi ai po mbyll sytë në moshë të re. Rezultatin e studimit, së shpejti do ta paraqesim përpara kolegëve tanë studiues të Institutit të Gjuhësisë.

Fletët e arta të Pirgut