Varri monumental etrusk François
Një lexim dhe kuptim i ri i gjuhës piktografike dhe gjuhës së shkruar
Fig.1. Varri François
Duke studiuar shkrimet ne varrin etrusk te quajtur "Tomba François", gjejmë fjalë të cilat prej 2400 vjetesh, kanë mbrritur deri më sot, ruajtur si "fosile" në gjuhën shqipe.
Do të bëjmë një vizitë në Varrin François. Do të ndjekim me rradhë tablotë e piktuaruara aty, duke filluar nga tabllo e parë, të cilën e hasim, në të majtë, sapo futemi në qelën II, pasi kemi pershkuar koridorin e gjatë të hyrjes.
1.
Tabllo I.
Fig.1.1. Origjinali. Kasandra (CAŠNTRA) dhe ...... .
Fig.1.2. Kopje e interpretuar. Kasandra dhe Ajaksi.
Në këtë tabllo paraqitet dikush, i cili kap per flokësh Kasandrën, vajzën e Priamit dhe Hekubes, fallxhoren, e cila ishte dënuar nga Apolloni që të mos e besonte askush.
Në pikturë lexohet mirë emri i Kasandrës (CAŠNTRA ), ndërsa figurës tjetër,përveç një shkronje A, nuk i dallohet asgjë tjetvr. Nga ajo A, studiuesit kanë menduar, se dhunuesi është Ajaksi (sipas tyre, etrusket e shkruanin emrin AIFAS, megjithese emri i tij gjendet i shkruar edhe AIAS), ai që e perdhunoi Kasandrën tek e kapi në tempullin ku ishte fshehur. Figura duket përdhunues dhe jo vrasës, sepse nuk duket që personi po vret, me thikën që ka krahaqafë.
Kjo skenë e çon ngjarjen në Trojë, ditën e shkatërrimit të saj nga grekët.
Shënim.
1. Vihet re, se ndryshen nga pikturimi i grekeve, figura e luftëtarit që dhunon Kasandrën është nudo, ashtu si më tej, paraqiten eruskēt në aksion lufte.
2. Fjala AIFAS gjendet në një kupë etruske e cila ndodhet në koleksionin e Bibliotekës Nacionale në Paris.
A. Naggiani e ka gjetur emrin e Ajaks Telemonit në formën etruske AIFAS te shprehja " aifastelmunsl"në një varr etrusk te shek, V bc në Bologna.
Emri i Ajaksit është AIAS në një kupë greke.
2.
Tabllo II.
Fig.2.1.Origjinali. Feniksi (ΦVINIS) dhe Nestori (NESTVR).
Fig.2.2. Kopje e interpretuar.Feniksi (ΦVINIS) dhe Nestori (NESTVR).
Në këtës tabllo, (në dy skena), studiuesit kanë lexuar emrin e dy personazhe historikë të Iliadës Feniksi (ΦVINIS) dhe Nestori (NESTVR).
Sias tyre, jo tabllo ilustron pjesën në Iliadë, ku tregohet se si Nestori i mençur, i kërkon Feniksit të ndrhy tek Akili për ti hequr mërinë, që ai të marë pjesë në luftë. Në Iliadë këndohet se kjo ndërhyrje nuk dha rezultat pozitiv.
3.
Tabllo III.
Fig.3.1. Origjinali. CELA:SALθN / ...NICE
Fig.3.2. Kopje e interpretuar. CELA:SALθN / ...NICE
Në këtë tabllo, (me dy skena), studiuesit kanë lexuar mbi portën e pikturuar CELA:SALθN. Ata kanë gjetur nje pjes shkrimi (...NICE) pranë dy figurave në luftim dhe e kanë interpretuar pjesën e shkrimit dhe skenën e dyluftimit si ndeshjen vllavrasëse per fronin mbretëror të Tebës, midis djemve Eteoklit dhe Polinikut, të Mbretit të vdekurtë Tebës Edipit.
Shënim.
Shkrimi mbi portë CELA:SALθN
Këtu gjejmë fjalët:
CELA
SAL
θN
Në fjalorin etimologjik të italishtes, fjalën " cèlla" e gjejnë te etruskishtja CELA, dhe te latinishtja "cèlla". Po ashtu shpjegojnë, se latinët vendit të veçantë ku linin gjëra, siushqime, etj. i thonin "cèlla", fjalë që e gjejnë edhe në gjuhë të tjera. Në shqip kemi qelë-a, dhe qilar-i. Të dyja keto fjalë, duket se në shqip kanë në përbërje lidhësen "që" dhe foljen "lë":
qelë - që lë
qilar - që lë ar (ndoshta që lë prodhime are).
CELA e gjejmë shpesh në shkrimet etruske, me kuptimin që lë të vdekurin në varr, ramtas, a në një vend të caktuar, në një kthinë.
Fjalën SAL e gjejmë edhe në shkrime të tjera etrusk në kuptim të fjalës Zot i Naltë, po ashtu te priftërinjtë e Romës i Salii, ose te emri i zotit BAL.
III.1. Një lexim dhe kuptim i ri i shkrimit CELA:SALθN
Etruske - CELA:SALθN
Etruske hipotetike - CELA : SAL θN
alb.- qela, Zoti, dhënë.
it. cella, Dio, donare.
eng. who leaves God Most High, speaking .
4.
Tabllo IV.
MEARVN, HIAθIAL : PATRVCLES, FAN, AΨLE, ΨARVN, TRVIALS, ........ / AK...... TRVIALS, .........., TRVIALS.
Fig.4.2. Kopje e interpretuar.
MEARVN, HIAθIAL : PATRVCLES, FAN, AΨLE, ΨARVN, TRVIALS, ........ / AK...... TRVIALS, .........., TRVIALS.
Në këtë tablo (me dy skena), personazhi në qendër, me emrin AΨLE, është duke therur një njeri, pranë të cilit gjendet shkrimi TRVIALS. Pranë figurave, piktori Ruspi dhe studiuesit pas tij, kanë gjetur këto shkrime:
MEARVN
HIAθIAL : PATRVCLES
FAN
AΨLE
ΨARVN
TRVIALS
........ / AK......
TRVIALS
AVLESFIPINAS
TRVIALS
Në këtë tabllo,duke plotësuar tregimin piktorik (piktografia) me tregimin me shkrim (epigrafik), studiuesit kanë lexuar e kuptuar hakmarrjen e Akilit për vrasjen e Patroklit, ashtu si kjo hakmarrje këndohet në Iliadë. Në Iliadë këndohet se Akili u hakmorr për vrasjen e Patroklit duke therur 12 robër trojanë. Këtë sakrificë Akili e bëri për të ndihmuar e Patroklin për të kaluar pragun, portat e Hadesit. Në tablo Akili (AΨLE), është duke egzekutuar, vrarë me thikë, therur, një ushtar, rob trojan (TRVIALS). Hakmarrja është në prani të hijes së Patroklit të vdekur (HIAθIAL : PATRVCLES). Pranë është hyjnesha etruske e Fatit në botën e nëndheshme (FAN ), demoni Haron (ΨARV), Agamemnoni (........ / AK......), një personazhi ushtarak me emrin Mearun (MEARVN), të cilin , si edhe nje personazhi tjetër, pranë të cilit studiuesit kanë lexuar e kuptuar se kemi të bëjmë me AULES FIPINAS (Aules Vibinna).
Në skenv janë edhe dy robër në rradhë për tu therur nga Akili.
Në këtë skenë, vëmë re fjalën HIE, pranë emrit të Patroklit në rasën gjinore PATRVCLES. Fjalën HIE e kemi në leksikun e shqipes se sotme " hije".
IV.1. Një lexim dhe kuptim i ri i shkrimit HIAθIAL : PATRVCLES
Etruske - HIAθIAL : PATRVCLES
Etruske hipotetike - HIA θI AL : PATRVCLES
alb.- Hija e tij nalt, e Patroklit
it.- la sua ombra lassù, di Patrocle
eng. - His shadow up there, of Patrokle.
Shënim.
Këtu, gjejmë rastin të themi se, emri i hujneshës FAN, fjalë të cilën diku tjetër, në epigrafinë etruske, e gjejmë edhe FANθ (Vanth), na kujton shprehjen shqip "Vath në vesh", me kuptimin "Fatin tënd mbaje, si mban vathin në vesh".
Po ashtu, emri i demonit ΨARVN, i cili koresopndon me emrin latin Caronte, te grekët Kharon ( ishte ai që merrte e dërgonte të vdekurit në Ereb, në botën e errësirës. Për fenikasit éret, në shqip érrët), na bën të dyshojmë se mos kemi të bëjmë me një emër të formuar nga folja "ha" dhe emri foljor "rrojë-a", jetë-a. Në greqisht kemi ron, megaron. Gjithashtu shmë lumej në Europë, kanë në rënjë të emrit të tyre fjalën ron (Rin,Ren, Ron, Rona, Arno, etj).
Gjej rastin të themi se nuk mendojmë se gjuha etruske nuk e ka zanoren O. Ndoshta tek emrat PATRVCLES dhe TRVIALS , gjejmë të themi se etrusket shkronjën V e lexoni edhe "u" edhe "o".
Te shkrimi i lexuar TRVIALS, themi se edhe ketu mund te supozojmë se kemi të bëjmë me një kompozitë etruske per "rob trojan". Ose, në se shkrimin e lexojmë TRVIAVS, kuptojmë "ushtar trojan".
Bën përshtypje në këtë skenë prania e demonit etrusk ΨARVN pranë grekëve dhe jo Kharoni grek, i cili në ikonografi paraqitet si barkëtari plak i përcjelljes së të vdekurve për në Hades nëpër lumin e Stihisë, për latinët Stix, për grekët Akheron.
Shkrimin, i cili shoqëron skenën, ku një luftëtar ka zënë prej flokësh dhe mban në rraadhë një rob trojan, unë e lexoj AIFASFILPNAS, duke kuptuar se ky personazh mund të jetë Ajaksi në ndihmë të kushëririt të tij Akil.
5.
Tabllo V.
Fig.5.1. Origjinali.
Fig.5.2. Kopje e interpretuar
Në këtv tabllo me pesë episode, studiuesit që nga viti 1857 i zbulimit të varrit, në shkrimet që shoqërojnë figurat, kanë lexuar dhe interpretuar emra të luftëtarëve etruskë, të cilët ndeshen, me luftëtarë të tjerë etruskë, armiq mes tyre . Ndër emrat, ata kanë interpretuar shkrimin MACSTRNA, si emrin e një udhëheqësi ushtarak etrusk, të quajtyr Mastarna, i cili më vonë, studiuesit thonë se bëhet mbret i Romës me emrin Servio Tullio. Studiuesit interpretojnë se Mastarna liron nga litarët (robëria) shokun e tij, etruskun CAILE FIPINAS (Celio Vibenna). Për studiuesit, ky aksion është një fakt historik i përmendur nga perandori Claud dhe i gjetur në vitin 1524 në një pllakë bronxi në Lion.
Sipas studiueseve, në tabllo përveç CAILE FIPINAS dhe MACSTRNA, janë katër çifte luftëtarësh :
1. Episodi II, LARθ VLθES i cili vret LARIS PAPAθNAS nga qyteti FELTNAΨ (nga Volsini);
2. Episodi III, PESNA AREMSNAS nga qyteti SFEAMAΨ (nga Savona) vritet nga RASCE;
3. Episodi IV, Venthi Caules [...] Plsachs (nga qyteti Salpino ose nga Falerii) vritet nga Aule Vipienas (Aulo Vibenna)
4. Episodi V, Marce Camitlnas duke vrarë Cnaeve Tarchunies Rumach (me shmë gjasë, sipas studiuesëve, nga Roma).
V.1. Një lexim dhe kuptim i ri i shkrimeve në tablonë V.
Në tablonë e pikturuar, vënë re se kemi të njëjtin luftëtar, të fortv e të guximshëm, i cili në episodin e parë, mbasi liron nga litarët dikë, bashkë me të liruarin, shkojnë e vrasin katër njerëz të pa armatosur. Në skenën e dytë, vihet re i liruari i veshur me tunikë që vret një të pa armatosur. Në episodin III, IV, V vihet re luftëtari me trup të madh që vret tre të tjerë.
Në shkrimet e kësaj tanlloje, gjejmë fjalë të cilat janë edhe në leksikun e shqipes së sotme:
Tabllo V, Episodi - III.
Fig. 5.3. RASCE
etruske - RASCE
alb. - raske
it. - pugnalare
eng.- to stab
Tabllo V. Episodi - V.a.
etruske - MARCE CEMITVNAS
etruske hipotetike - MAR CE CE MITVNAS
alb. - mar ke që mitun asht.
it. - bene che venga ucciso.
eng. - good that he is killed.
Tabllo V. Episodi -V.b.
etruske - CNEFE.. / TRΨV.... RVMA..
etruske hipotetike - C NEFE.. / TR ΨV.... / RVMA(C).
alb.- çë neve .. ./ tër gjujm ... / romak.
it. - che noi ... / ucidiamo ... / romani.
eng. - that we kill the romans.
Te shkrimet RASCE, MAR CE CE MITVNAS, CNEFE.. / TRΨV.... RVMA.. , me gjuhën shqipe, na rezulton se nuk kemi të bëjmë me emrat e luftëtarëve Rasce, Marce Camitlnas, Cnaeve Tarchunies Ruma, por me plotësim me shkrim, të asaj që tregohet me gjuhën piktorike.
Po ashtu, krijohet dyshim i arsyeshëm, se luftëtari i fortë dhe i guximshëm, mund të jetë personifikim i AIFAS, një Ajaksi të ri etrusk në luftën 100 vjeçare kundër romakëve. Legjendta kanë prurë se AIFAS ishte kushëri dhe shok armësh i AΨLE ( Akilit ), atij që për të ruajtur nderin u vetësakrifikua. Legjendat kanë prurë edhe se, te vendi ku u vetëvra Ajaksi, doli një lule e kuqe, mbi petalet e të cilës dallohen shkronjat AI. Na duket se, ky AIFAS i ri etrusk, në episodin I, të tablosë V është duke liruar dikë. Mbi kokëne e tij gjejme shkrimin MACSTRNA. A është ky emri i këtij luftëtari në veprim? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje, intriguar nga pjesa STRNA e shkrimit, tek e cila gjejm shprehjen që në shqip është "të gjithë na", në shkallën sipërore "stër na" (në italisht "stra" ), bëjmë lexim të ri të MACSTRNA, sigurisht me qëllim për të kuptuar shkrimin më mirë :
Fig. 5.5.a. MACSTRNA.
Etruske - MACSTRNA
Etruske hipotetike - M AC STR NA
alb - më hak stër na (në hak për të gjithë ne)
it. - in vendetta per tutti noi
eng - in revenge for all of us.
Kështu, mund të themi se MACSTRNA, ka shumë mundësi të mos jetë emri Macstarna, ashtu si supozohet, por aty të kemi shpjegimin e qëllimit të masakrës të paraqitur në tabllo: hakmarrje kundër armikut romak.
Për hakmarrjen, AIFAS liron nga robëria personazhin e dytë të episodit V-I. Studiuesit mendojnë se ky personazh mund të jetë Celio Vibenna dhe mendojnë se, emri i tij etrusk mund të jetë i shkruar në tabllo në formën CAILEFIPINAS, megjithëse në origjinal shkrimi pranë kësaj figure është i prishur, i padukshëm.
Fig. 5.5.b.
Tek episodi V-II, studiuesit kanë lexuar dhe kuptuar emrin e etruskut LARθ : VLθES (Larth Ulthes), i cili është duke vrarë një etrusk tjetër me emrin Laris Papathnas Velznach (sipas tyre nga qyteti Velzn - Volsinii).
V.2. Një lexim dhe kuptim i ri i shkrimeve në Tabllonë V, episodi - II.
Fig. 5.6.
Në episodin II, duket se kemi në aksion personazhin e episodit I, i cili i liruar nga robëria dhe i veshur me tunikë, është duke vrarë dikë. Këto dy figura shoqrohen me dy shkrime, të cilët i lexojmë:
Etruske - LARθIAVRθES / LARISPARAθANASFELZNAΨ
Etruske hipotetike - LARθIA VθES / LARIS PARAθA NAS SFEL ZNAΨ
alb. - Lartësia urdhes / Lári paratha na s'falim zënak (rob).
It. - L'altezza ordina / Laris prima dice, non perdoniamo ciò che catturiamo (lo schiavo)..
eng. - Height orders / Laris first says, we do not forgive what we capture (the slave).
Edhe në Këtë skenë, rezulton se nuk kemi emrin e luftëtarit dhe të viktimës së tij. Ky shkrim, na jep mundësinë të supozojmë se në Skenën I nuk kemi CAILEFIPINAS, por Etruske - CALARISPINAS
Etruske hipotetike - CA LARIS PI NAS
alb. - ka Lari pi na (këtu Lari prej nesh, këtu një Lar,i shquar, i par, prej nesh)
it - Qui Lari di noi, qui un Lar, un notevole, un primo di noi.
eng. - Here Lari of us, here a Lar, a remarkable, a first, of us.
V.3. Një lexim dhe kuptim i ri i shkrimeve në Tabllonë V, episodi - III.
Fig. 5.7.
Në episodin III, duket se kemi përsëri të njejtin luftëtar, po e quajmë Ajaks etrusk, i cili po i rras, po i ngjesh nga lart shpatën në kraharor viltimës së vet. Themi viktimë sepse edhe ky që po vritet është i pa armatosur. Shpjeguam më parë se RASCE nuk është emri i njeriut me shpatë, por veprimi i tij që i rraska shpatën tjetrit, në lart në kraharor. Mbi atë që po theret, nuk mendojmë se aty është shënuar emri i tij dhe qyteti i origjinës, PESNA AREMSNAS nga SFEAMAΨ, por:
Etruske - PERNASEMLNAΨSFELRVMAΨ
Etruske hipotetike - PER NA A SEMLNAΨ S FEL RVMAΨ
alb. - Për na asht zemëràk. S'fal romak.
it. - È arrabbiato per noi. Non perdona romani.
eng. - He is angry for us. It does not forgive Romans.
V.4. Një lexim dhe kuptim i ri i shkrimeve në Tabllonë V, episodi - IV.
Fig. 5.8.
Në këtë episod, në të majtë ne dallojmë .. FENθIC AV........ . Në të djathtë shkrimi nuk dallohet. Në kopjet, lexojmë se aty kemi INAΨ.
Te pjesa e majtë "venthic" , lexojmë dhe gjejmë fjalën "thikë" e cila ndodhet në leksikun e gjuhës shqipe. Të gjithë shkrimin "venthic", e ndajmë dhe e lexojmë "ven thikë". Nga ky lexim kuptojmë : vendos thikë, ose edhe "vena (shpirti) në thikë".
Etruske - .. FENθIC AV... .
Etruske hipotetike - .. FEN θIC AV.... .
alb. - ... Ven thik ay..., ven (ose shpirti) në thikë ay... .
it - ...mette (opure l'anima nel) il coltello lui... .
Shkrimin djathtas INAΨ, ndoshta mundemi ta përafrojmë me IΨNAC , të cilën e kemi te pasqyra "Herkuli pi sisë", : IΨNAC : HERCLE : Pra INAΨ e përafrojmë me fjalën shqipe inat, idhnak.
Etruske - INAΨ
Etruske hipotetike - INAΨ
alb. - inat, inati
it. - ira, rabbia.
eng. - ire, anger.
V.5. Një lexim dhe kuptim i ri i shkrimeve në Tabllonë V, episodi - V.
Fig. 5.9.
Në ketë episod, gjejmë fjalët e më pshtëme, të cilat shoqërojnë njeriu që po vret :
MAR - (mar, mbar)
CE - (ke)
MITVN - (mitun, mytun)
AS - (ash, asht)
Me keto fjalë, shkrimi nuk na rezulton se është emër personi, ashtu si interpretohet deri më sot "MARCE CAMILNAS", por një urim për atë që po vret armikun e tij.
Kështu kemi:
Etruskët - MARCE CEMITVNAS
Gjuhë etruske hipotetike - MAR CE CE MITVN AS
alb. - Mar ke që mitun asht (mbar ke që i mbytun të jetë).
it. -
eng. -
Pranë atij qe po vritet kemi
Etruske
CNEFE ..
TRΨV ...
RVMA...
Edhe pse këtu, kemi shkrim të pjeshsëm në tre rradhë, nuk na duket se kemi të bëjmë me emër personi Cnaeve Tarchunies - Rumac; por kemi të bëjmë me shprehjen e një kërkese për luftëtarin që vret armikun e tij.
Etruske hipotetike:
C NEFE ..
TR ΨVIM ...
RVMAC...
Shqip :
Çë neve ...
tër gjuim...
romak..
6.
Tabllo VI.
Fig. 6.1. Origjinale. FELSATIES, ARNSA.
Fig. 6.2. Kopje e interpretuar. FELSATIES, ARNSA.
Kjo tabllo ka vetëm një skenë me dy personazhe. Kemi në këmbë një burr të ri, me shikim të përqëndruar diku. Burri i ri, është i veshur me një rrobë të gjatë dhe në kokë ka një kurorë me gjethe. Mbi kokn e burrit të ri lexojmë .ELS ATIES. Studiuesit te ky shkrim kan gjetur emrin FELSATIES transkriptuar VELSATIES. Kjo fjalë, pranë personazhit me kurorë, i ka çuar studiuesit të hamendësojnë se kemi të bëjmë me pronarin e varrit prej familjes aristokrate etruske VELSATIES .
Pranë burrit të ri me kurorë, kemi një personazh tjetër, nje djal ulur në gjunjë me një zog në dorë, gati pë ta lëshuar, lidhur zogu me një fill në këmë. Edhe djali, duket me vështim të përqëndruar na atë drejtim ku duket se është përqëndruar burri i ri. Pranë djalit studiuesit kanë lexuar ARNSA. Kjo figurë është interpretuar si shërbëtori me emrin Aransa i burrit të ri me emrin FELSATIES.
VI.1. Një lexim dhe kuptim i ri i shkrimeve në tablonë VI.
Te piktura origjinale, lexojmë EL ATIES. Duket mirë, se shkrimi është ndarë me hapsirë në dy pjesë EL dhe ATIES. Duke menduar se shkrimi duhet të ketë patur përpara edhe shkronjën F , shkrimi merr formë FEL ATIES. Pra:
Etruske - .EL ATIES
Etruske hipotetike - FEL ATI ES
alb. - Fal Ati është
it. - Grato, Ati lo è.
eng. - grateful, ATI is.
Shkrimi pranë djalit, ka shumë mundësi të japi emrin e zogut ARASA.
Leximi dhe kuptimi i shkrimit pranë djalit:
Etruske - ARNSA
Etruske hipotetike - ARANSA
alb. - laraska, fëllanxa, thëllëza.
it. - gazza, dial. rom. argaza; pernice.
eng. - magpie; partridge
Kurora në kokë të burrit të ri, veshja plot zbukurime, si edhe vështrimi i tij, na bën të mendojmë se burri mund të jetë një poet, i cili pranë ka një ndihmësin e vet që është duke lëshuar zogun e vet të frymëzimit. Ndoshta zogu është një laraskë ose thëllëzë, fëllanxë. Mbi kokën e poetit kemi të shkruar falenderimin poetik, për zotin e Botës së Nëndheshme ATI -n. Tregimi me sa duket nga gjuha piktorike dhe e shkruar, lidh hakmarrjen e Akilit ndaj trojanëve për vrasjen e Patrokli, me nje hakmarrje të një heroi etrusk ndaj romakëve.
7.
Tabllo VII.
Fig. 7.1. Tabllo VII, origjinali.
Fig. 7.1. Tabllo VII, kopje e interpretuar.
Kjo tabllo, ka mbrritur deri më sot e dëmtuar. Gjithësesi, sudiuesit kanë arritur të supozojnë se aty eshtë një skenë që tregon dikë duke mbajtur një gur mbi supe, dhe nje personazh tjeter perballë tij. Dy personazhe e kzësaj skene janë interpretuar nga studiuesit, me dy personazhe nga mithologjia Szizifi dhe Anifaro, megjithese keta personazhe mithike nuk jane hasur te paraqitur tjeter here bashke.
VII.1. Një interpretim i ri i Tablosë VII.
Sido qe te kene arsyetuar studiuesit, per ti dhënë emrin kësaj skene me shkrim piktorik të dëmtuar, që nga koha e kopjimit dhe interpretimit të tablove piktorike nga piktori Carlo Ruspi në vitin 1867, prania e kësaj tabloje në krah të tabloosë ku paraqitet Kasandra dhe Ajaksi, na bën të dyshojmë se mos këtu kemi përsëri Ajaksin duke qëlluar me gur Hektorin e plagosur, ashtu si ky episod këndohet në Iliadë.
8.
Një interpretim i ri i tregimit piktorik në Varrin François.
Jemi në kohën e luftës së gjatë dhe të ashpër mes etruskëve dhe romakëve.
Dikush, në Vulçi, ndërton një varr monumental, madhështor, me shtatë kthina (qela varrimi), simetrike përkundrejt aksit të koridorit të hyrjes.
Në mes të shtatë kthinave, janë dy salla njëra pas tjetrës me mure simetrikisht të pikturuar.
Nga njera anë, nga e majta, duke u futur nga koridori, janë pikturuar tabllo me ilustrime nga episodi i hakmarrjes së Akilit (etruskët e shkruajnë - AΨLE), për vrasjen e Patroklit (PATRVCLE), ku në Iliadë tregohet se kjo hakmarrje u bë me vrasjen e 12 robërve trojanë (TRVIALS) nga vetë Akili, në praninë e dy personazheve të mithologjisë etruske FAN dhe ΨARV, si edhe të MEARVN, e me ndihmë të Agamemnonit dhe AIFAS -Ajaksit.
Në murin përkrshi , tregohet një hakmarrje tjetër.
Tregohet një luftëtar i fotë, i cili pasi liron nga robëria një bashkëluftëtar të tij, vret me thikë tre persona të pa armatosur. Këto vrasje, nga shkrimi pranë luftëtarit, kuptojmë se bëhen për hakmarrje (MACSTRNA - më hak për tër na).
Pas lirimit, personi i liruar paraqitet te vret deikë të pa armatosur; por ai, ndryshe nga bashkëluftëtari i tij, është i veshur me tunikë të shkurtër. Nga shkrimi pranë persont tëi liruar, kuptojmë misionin e therjes : "na s'falim zënak (rob)" - (NA S FEL ZNAΨ). Bashkëluftëtari i tij, misionin e mosfaljes, e zbaton duke i rrasur (RASCE) , ngjeshur thiken në gjoks kundërshtarit, gjithmonë si viktimat e tjera, i pa armatosur. Lexojmë se luftëtari ka me vete urimin e atyre për të cilët hakmerret:"mbarë ke që myt, vret për ne" - (MARCE CEMITVNAS). Në skenën e fundit të hakmarrjes, pranë atij që po vritet, ka mbrritur deri më sot, shkrimi në tre rreshta:
CNEFE..
TRΨV....
RVMA .....
leximi ynë :
çë neve ...
tër gju...
ruma...
Tek ky shkrim kuptojmë se kundërshatrët janë romakët, rrjedhimisht hakmarrasi, luftëtari, është një luftëtar etrusk.
Nga simetria e tregimit piktorik, si edhe nga shoqerimi i tregimit piktorik me tregim me shkrim, na kujton se hakmarrja e luftëtarit etrusk, ndaj romakëve, eshtë si ajo e Akili ndaj robërve trojanë. Këtu, na krijohet dyshim i arsyeshëm, se Varri Monumental është ngritur nga ata që vehten e konsiderojnë pasardhës të mirmidonëve të Akilit ose pasardhës të Ajaksit, dhe që janë në luftë shkatërruese, si ajo e Trojës, me romakët, të cilët vehten e mbajnë si pasardhës të Ene Trojanit.
Me dy fjalë, mesazhi i etruskëve duket se është:
"Ashtu si ia u bëmë në trojë,
ashtu po ia u bëjmë edhe tani".
Saktësisht ashtu si sot, dëgjon "hakmarrje" ndaj kundërshtarëve në stadiumet e Romës, kur ndeshet në lojën e futbollit skuadra Lazios me skuadrën e Romës.
***















































