Saturday, September 25, 2021

Urna : LARθI:CRACNEI:LARISALRIL : ψXXV

Urna : LARθI:CRACNEI:LARISALRIL : ψXXV



Fig. 1.


    etruske - LARθI:CRACNEI:LARISALRIL : ψXXV

    transkriptimi - larthi : cracnei : larisalril : kha XXV


    Shkrimi është ndarë me pika në katër grupgrafema (gg.), grupshkronja:

    LARθI

    CRACNEI

    LARISALRIL

    ψXXV


    Shqyrtojmë tekstin.

    Duke ditur se në shkrime të tjera etruske, janë gjetur të ndara grupshkronjat: LARI, SAL, grupshkronjën LARISALRIL, mundet ta lexojmë të ndarë LARI SAL RIL .

    Te grupshkronja ψXXV, shifra XXV na bën të lexojmë grupshkronjnë  të ndarë ψ XXV  (kha XXV).

    Nga sa më sipër, shkrimi në urnë merr formë:

    LARθI : CRACNEI : LARI SAL RIL : ψ XXV

    Në këtë shkrim dallojmë grupshkronja, të cilat formojnë fjalë të sakta (fs.) dhe grupfjalë të sakta (gfs.), në gjuhën shqipe. Kështu:  

    LARθI (larthi) - fs. lartësi.

    CRACNEI (cracnei);  CRA CNEI*(cra cnei) - gfs. kra knej, krah këndej.

    LARI (lari)  - fs. lari, dafina, shkëlqim.

    Te grupshkronja  ψXXV (khaXXV), e ndarë në ψ XXV  (kha XXXV) , kuptojmë se e ndjera ka XXV  vjet. Dhe në se shigjeta me majë lart nuk është grafema  ψ  (kha), ajo shigjetë ndoshta tregon se në botën e mbidheshme, e ndjera roi XXV vjet. 

    Grupshkronjën SAL (sal) e gjejmë shpesh në epigrafinë etruske në kuptimin Zë Naltë (Zoti Nalt). Psh. te Fletët e Arta të Pyrgi-t " felia na Sal c lufenia turu" - falna na Zot që lutena tu uru".  Te babilonasit kemi zotin e naltë BAL.  

    Pra kemi: SAL  (sal) - fa. Zoti, Zoti nalt.

    Nga konteksti, grupshkronjën RIL e kuptojmë si grupfjalë të përbërë nga fjala RI  dhe L,  të cilat në shqip japin  mbiemrin ri, foljen rri  dhe foljen lë. RIL (ril); RI L* (ri l) - gfs. ri lë.


    Në tërësi, mbas shqyrtimit të tekstit, shkrimin nuk e kemi më në formë  "scripta continua" (shkrim i vazhdueshëm) ,  por të ndarë jo vetem nga pikat, por edhe brenda pikave, sipas fjalëve të leksikut të gjuhës shqipe që kemi gjetur:

    LARθI : CRA CNEI : LARI SAL RI L : ψ XXV

dhe e kuptojmë:

    Lartësi, krah këndej! Shkëlqesia Zot, të ri e la në botën sipër - XXV vjeç.


    Shenim. Saktesisht nje shkrim i tillë, është gjetur edhe mbi një fletë plumbi. Fleta ka humbur, por ka mbetur shkrimi mbi nje leter, qe prej mesit te viteve 1700 (fig.2). Ndryshim eshtë mosha e të ndjerit. ndjerës. Ne fletën e plumbit, mosha është XX.



Fig. 2.





Thursday, September 23, 2021

Nascita di Minerva. LEVMNRFA . Leu Minerva.

 

Lind MNRFA - Minerva 

(Sipas mithologjisë lind nga mendia e Tinzot)



    Sipas studiuesëve të muzeut ku ndodhet, kemi:
    
    Specchio inciso noto come "patera cospiana"
    Gli specchi in bronzo con un lato riflettente e ricca decorazione – perlopiù incisa – sul rovescio furono prodotti fra la fine del VI e l’inizio del II secolo a.C., prima in Etruria poi anche in alcuni centri laziali.
Si tratta di oggetti di prestigio, legati al mondo femminile.
    Questo specchio, rinvenuto verso il 1630 in una tomba aretina dove era utilizzato come coperchio del cinerario, entrò a far parte della collezione del marchese Ferdinando Cospi.

    Informazioni aggiuntive
    Per la particolarità della sua decorazione, che ritrae la nascita di Atena armata dal cervello di Tinia (lo Zeus etrusco), destò subito molta curiosità nel mondo degli eruditi e fu spesso citato e riprodotto in manoscritti e lavori a stampa.
    Il nome "patera" con cui è noto nella letteratura erudita, dal Seicento in poi, deriva dal fatto che all’epoca della scoperta non si era compresa la funzione di questa categoria di oggetti e li si considerava patere, ossia vasi per le libazioni.

    Provenienza: Arezzo. Collezione Universitaria, già Cospi
    Datazione: seconda metà del IV sec. a.C.
    Materiale: Bronzo
    Numero di inventario: IT 1073

    http://www.museibologna.it/archeologico/percorsi/47679/id/50840/oggetto/50841/

    Studimi i gjuhës piktorike dhe gjuhës së shkruar të pasqyrës
    
    Eshtë interesante se në emrat e personazheve inçizuar në pasqyre, gjejmë fjalë të leksikut të gjuhës shqipe.
    1. Emri i hyjneshës  që po lind nga koka e Zeusit të etruskëve, TINIA, gjendet shkruar në epigrafinë etruske   MENFRA (Menrva); MNIA (Mnia). Latinët e thane emrin e hyjneshës Minerva, për grekët -Athina.  Minerva dhe Athina jnë hyjnesha të luftës, të strategjusë, të diturisë, të shkollës. Në të dyja kulturat si te grekët dhe latinët, hyjnesha lind nga koka e të atit,  prodhim i trurit është si mendimi si e thëna. 
    Ne Liber Linteus of Zagreb (Libri i Mumjes në Zagreb), i cili njihet si shkrimi me i gjatë etrusk, gjejmë për trurin fjalën TRV (tru). Ketu në pasqyre nuk kemi te shkruar emrin e hyjneshes, por kemi te shprehur me gjuhe piktorike aktin e lindjes te saj nga mendia, prodhim i trurit të Tinisë, Jupiterit të latinëve, Zeusit të grekeve dhe Tinzot te shqiptarët. Madje, te shqiptarët emri i Tinzot është edhe te tre rrufetë armë të tija. Sipas mitheve, pra si unë e kam dëgjuar në Delvinë, sipas mithetëthashave, kur Tinzot hidhte rrufene e parë, ai lajmëronte më zë keqbërësit (bubullin - bubulltin). Me të dytën, Tinzot i bënte keqbërësit ta shikonin atë vetë,  vetëtin. Po të hidhte Tinzot rrufenë e tretë, ai i shkatërronte keqbërësit. Në shqip kjo rrufe quhet,  shkrepëtimë . Në të tre emrat e fenomeneve të natyrës, në shqip kemi praninë si të emrit të Tinzot (TIN), ashtu edhe veprimin përkatës.
    Fjalën shqipe mënd - mëndje, e gjemë ne gjuhë të tjera kështu: 


etruske - MNT
italiane - mente
angleze - mind
shqip - mënd.
latine - mens
greke - myaló
ahmaraike - a’imiro
armene - mitk’
hindu - man
    2. Emri TIN
    etruske TIN - it. dio Tin.
    shqip - Tinzot, TIN  ZOT.

    3, Shkronja θ, e cila haset në fjalët në pasqyrë, jep:
    shqip θ=th=dh
    shqip θA = tha = it. dice (dire)
    shqip θA = dha = it. da (dare)

    4. Fjala SEθLANŠ (sethlanš) - në shqip jep zedhëlënës. Në it. portavoce.

   5. Fjala θALNA (thalna) - në shqip jep dhalëna. në italisht aiutante

   6. Fjala θAVR (thaur) - në shqip jep Dhaurata (dha ur, uratë). Në italisht jep Beatrice (da augurio )


    (Shënim. Fjalën uratë e kemi gjetur edhe në Cippo di Perugia .EVRAT- eurat)

Tuesday, September 21, 2021

KIATHOS I MONTERIGGIONI. MUZEU I VOLTERËS - ITALI.

KIATHOS I MONTERIGGIONI. MUZEU I VOLTERËS, ITALI


    Urim per fillimin e vitit shkollor 2021 : Mësoni, mësoni, mësoni!

    Të dashur nxënës, ta dini, se nxenesit etruskë te klases se parë , 2700 vjet me pare, mesonin abetaren si ju 

    A - ARA

    U - URA

    Emrin me të cili thërrisnin mesuesen, e gjejmë të shkruar ZVSA  (zusa).  Fjala e saktë (fs.) shqip është zyshë-a. Zusa i mësonte nxënësit ti shkruanin shkronjat njëra pas tjetrës RVAZA-RVAZA (ruaza-ruaza).

    Alfabeti eshte ai qe kemi sot, sigurisht me pak ndryshime. Ate alfabet e prune ne Mesdhe tregtaret lundertare fenikas, ne shek IX para K, Fenikasit bëne shume vendndalime buze Mesdheut, ben nje qytet te madh si Kartagjenen, bëne Marsejen, Finiqin, Kaninën, Barin, etj. Ata ja dhanë alfabetin te gjithe popujve me te cilet bene tregti, dhe ne Mesdhe popujt filluan te shkruanin gjuhen e tyre. Sot kane mbritur shume deshmi te shkruara te assj kohe te cilat quhen shkrime para historike. Shkrimet historike fillojne atehere kur Pisistrati, Tirani i Athines beri gjuhen e Atikes gjuhe me te cilen mereshin vesh greket. Nga ajo kohe gjuha e Atikes u be gjuhe franka ne Mesdhe dhe te ne nga ajo kohe ka mbritur libri PERSET i Herodotit, 480 para K. Dokumenti i pare i latinishtes eshte i viteve 280 para K.

    Me poshte kemi nje shembull te shkrimi etrusk, ku gjejme fjale qe i kemi edhe ne leksikun e shqipes.

    Enē vere. Kyathos e Monteriggioni . Museo di Voltera. Itali. shek VII para K.

    Shkrimi ruaza-ruaza në kupë është:

MINIMVLVFANICEFHLAKVNAIEFENELE 

    transkriptimi nga studiuesit:

minimulufanikevhlakvnaievenel

    Shkrimin une e lexoj keshtu:

MI NI MV LVFANICE FHLAKVN A IE FEN E L 

    dhe me ndihmen e gjuhes shqipe e kuptoj keshtu: 

    Më ni (ndigjo) mu lufaniken (lypaniken, te varferen), flakun a je (i flakun, i nxehte nga vera po je), verën lë.

    Shenim: 

    Ne shek II para K, Senati Romak, nxorri ligj sipas të cilit, në të gjitha tavernat e Romes,  të shkruhej për të tërhequur vemendjen e klienteve se vera demton shendetim. Ky ligj ishte kunder  orgjive bakuniane (te Dhionisit). Njesoj si sot ne kutite e duhanit  shkrujet “Duhani vret”.

    Shkrimi ne tyathos lexohet mire. Askush nuk e kupton. E kanë interpretuar me afërsi, me hamendesim.

    Me shqipen kuptohet mrekullisht.

    Ne se nuk besoni, mesoni shkrim e kendim si nxenesit etruskë ne shkollë dhe provoni ta lexoni e kuptoni vetë!

    Kuriozitet, deshire per te mesuar, vulnet dhe pune te mbare!

Fig.1. ZVSA (zusa) - Zysha.


Fig.2. RVAZARAVZA (ruazarauza); RVAZA RVAZA* - Grupfjalë e saktë (gfs.) ruaza ruaza.



Fig.3. Alfabeti (arkaik) A B C D E V Z H Th I K L M N S Th P Sh Q  R S T U Š F Kh 



Fig.4. MINIMVLVFANICEFHLAKVNAIEFENEL



Fig. 5. Kyathosi eshtë bukero, pra e qeramike e zeze e pjekur. Shkrimi është bërë para pjekjes.