Tuesday, September 21, 2021

KIATHOS I MONTERIGGIONI. MUZEU I VOLTERËS - ITALI.

KIATHOS I MONTERIGGIONI. MUZEU I VOLTERËS, ITALI


    Urim per fillimin e vitit shkollor 2021 : Mësoni, mësoni, mësoni!

    Të dashur nxënës, ta dini, se nxenesit etruskë te klases se parë , 2700 vjet me pare, mesonin abetaren si ju 

    A - ARA

    U - URA

    Emrin me të cili thërrisnin mesuesen, e gjejmë të shkruar ZVSA  (zusa).  Fjala e saktë (fs.) shqip është zyshë-a. Zusa i mësonte nxënësit ti shkruanin shkronjat njëra pas tjetrës RVAZA-RVAZA (ruaza-ruaza).

    Alfabeti eshte ai qe kemi sot, sigurisht me pak ndryshime. Ate alfabet e prune ne Mesdhe tregtaret lundertare fenikas, ne shek IX para K, Fenikasit bëne shume vendndalime buze Mesdheut, ben nje qytet te madh si Kartagjenen, bëne Marsejen, Finiqin, Kaninën, Barin, etj. Ata ja dhanë alfabetin te gjithe popujve me te cilet bene tregti, dhe ne Mesdhe popujt filluan te shkruanin gjuhen e tyre. Sot kane mbritur shume deshmi te shkruara te assj kohe te cilat quhen shkrime para historike. Shkrimet historike fillojne atehere kur Pisistrati, Tirani i Athines beri gjuhen e Atikes gjuhe me te cilen mereshin vesh greket. Nga ajo kohe gjuha e Atikes u be gjuhe franka ne Mesdhe dhe te ne nga ajo kohe ka mbritur libri PERSET i Herodotit, 480 para K. Dokumenti i pare i latinishtes eshte i viteve 280 para K.

    Me poshte kemi nje shembull te shkrimi etrusk, ku gjejme fjale qe i kemi edhe ne leksikun e shqipes.

    Enē vere. Kyathos e Monteriggioni . Museo di Voltera. Itali. shek VII para K.

    Shkrimi ruaza-ruaza në kupë është:

MINIMVLVFANICEFHLAKVNAIEFENELE 

    transkriptimi nga studiuesit:

minimulufanikevhlakvnaievenel

    Shkrimin une e lexoj keshtu:

MI NI MV LVFANICE FHLAKVN A IE FEN E L 

    dhe me ndihmen e gjuhes shqipe e kuptoj keshtu: 

    Më ni (ndigjo) mu lufaniken (lypaniken, te varferen), flakun a je (i flakun, i nxehte nga vera po je), verën lë.

    Shenim: 

    Ne shek II para K, Senati Romak, nxorri ligj sipas të cilit, në të gjitha tavernat e Romes,  të shkruhej për të tërhequur vemendjen e klienteve se vera demton shendetim. Ky ligj ishte kunder  orgjive bakuniane (te Dhionisit). Njesoj si sot ne kutite e duhanit  shkrujet “Duhani vret”.

    Shkrimi ne tyathos lexohet mire. Askush nuk e kupton. E kanë interpretuar me afërsi, me hamendesim.

    Me shqipen kuptohet mrekullisht.

    Ne se nuk besoni, mesoni shkrim e kendim si nxenesit etruskë ne shkollë dhe provoni ta lexoni e kuptoni vetë!

    Kuriozitet, deshire per te mesuar, vulnet dhe pune te mbare!

Fig.1. ZVSA (zusa) - Zysha.


Fig.2. RVAZARAVZA (ruazarauza); RVAZA RVAZA* - Grupfjalë e saktë (gfs.) ruaza ruaza.



Fig.3. Alfabeti (arkaik) A B C D E V Z H Th I K L M N S Th P Sh Q  R S T U Š F Kh 



Fig.4. MINIMVLVFANICEFHLAKVNAIEFENEL



Fig. 5. Kyathosi eshtë bukero, pra e qeramike e zeze e pjekur. Shkrimi është bërë para pjekjes.

No comments:

Post a Comment