Saturday, September 25, 2021

Urna : LARθI:CRACNEI:LARISALRIL : ψXXV

Urna : LARθI:CRACNEI:LARISALRIL : ψXXV



Fig. 1.


    etruske - LARθI:CRACNEI:LARISALRIL : ψXXV

    transkriptimi - larthi : cracnei : larisalril : kha XXV


    Shkrimi është ndarë me pika në katër grupgrafema (gg.), grupshkronja:

    LARθI

    CRACNEI

    LARISALRIL

    ψXXV


    Shqyrtojmë tekstin.

    Duke ditur se në shkrime të tjera etruske, janë gjetur të ndara grupshkronjat: LARI, SAL, grupshkronjën LARISALRIL, mundet ta lexojmë të ndarë LARI SAL RIL .

    Te grupshkronja ψXXV, shifra XXV na bën të lexojmë grupshkronjnë  të ndarë ψ XXV  (kha XXV).

    Nga sa më sipër, shkrimi në urnë merr formë:

    LARθI : CRACNEI : LARI SAL RIL : ψ XXV

    Në këtë shkrim dallojmë grupshkronja, të cilat formojnë fjalë të sakta (fs.) dhe grupfjalë të sakta (gfs.), në gjuhën shqipe. Kështu:  

    LARθI (larthi) - fs. lartësi.

    CRACNEI (cracnei);  CRA CNEI*(cra cnei) - gfs. kra knej, krah këndej.

    LARI (lari)  - fs. lari, dafina, shkëlqim.

    Te grupshkronja  ψXXV (khaXXV), e ndarë në ψ XXV  (kha XXXV) , kuptojmë se e ndjera ka XXV  vjet. Dhe në se shigjeta me majë lart nuk është grafema  ψ  (kha), ajo shigjetë ndoshta tregon se në botën e mbidheshme, e ndjera roi XXV vjet. 

    Grupshkronjën SAL (sal) e gjejmë shpesh në epigrafinë etruske në kuptimin Zë Naltë (Zoti Nalt). Psh. te Fletët e Arta të Pyrgi-t " felia na Sal c lufenia turu" - falna na Zot që lutena tu uru".  Te babilonasit kemi zotin e naltë BAL.  

    Pra kemi: SAL  (sal) - fa. Zoti, Zoti nalt.

    Nga konteksti, grupshkronjën RIL e kuptojmë si grupfjalë të përbërë nga fjala RI  dhe L,  të cilat në shqip japin  mbiemrin ri, foljen rri  dhe foljen lë. RIL (ril); RI L* (ri l) - gfs. ri lë.


    Në tërësi, mbas shqyrtimit të tekstit, shkrimin nuk e kemi më në formë  "scripta continua" (shkrim i vazhdueshëm) ,  por të ndarë jo vetem nga pikat, por edhe brenda pikave, sipas fjalëve të leksikut të gjuhës shqipe që kemi gjetur:

    LARθI : CRA CNEI : LARI SAL RI L : ψ XXV

dhe e kuptojmë:

    Lartësi, krah këndej! Shkëlqesia Zot, të ri e la në botën sipër - XXV vjeç.


    Shenim. Saktesisht nje shkrim i tillë, është gjetur edhe mbi një fletë plumbi. Fleta ka humbur, por ka mbetur shkrimi mbi nje leter, qe prej mesit te viteve 1700 (fig.2). Ndryshim eshtë mosha e të ndjerit. ndjerës. Ne fletën e plumbit, mosha është XX.



Fig. 2.





No comments:

Post a Comment